Serie A

“Kumbulla gol për rekord”, trajneri i Veronës: Ja pse i besova…

Këtë sezon befasoi me debutimin e tij si titullar me fanellën e Veronës, por javë pas jave, mbrojtësi 19-vjeçar shqiptar, Marash Kumbulla tregoi me autoritet se e meritonte mundësinë që i kishte dhënë trajneri Juriç.

Pasditen e sotme, futbollisti tregoi edhe aftësitë e tij në zonën kundërshtare, teksa kërceu bukur me kokë dhe shënoi golin e avantazhit për Veronën, në ndeshjen që kjo e fundit e fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Sampdorias.

Me këtë gol, Kumbulla është bërë mbrojtësi më i ri që shënon gol në sezonin 2019-2020, në 5 kampionatet më të forta të Europës, ndërsa trajneri Juriç ka folur me superlativa për të në konferencën për shtyp.

“Sa herë e rreshtoja atë në një ndeshje stërvitore, sulmuesi që kishte përballë nuk shënonte kurrë, ndaj vendosa t’i besoj. Kumbulla është vërtetë shumë i përqendruar. I mëson gjërat shpejt, dhe në fushë ka një rezistencë të mirë, madje është edhe i shpejtë në rolin e tij. Ai po bën shumë mirë në ekip”, tha trajneri Juriç për të pas ndeshjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency