Eredivisie

Huntelaar dhe Neres i japin fitoren e radhës Ajaxit

Ajaxi i Amsterdamit ruan pozitat në krye të Eredivizie edhe pas javës së 9-të. Skuadra e drejtuar nga Ten Hag mposhti me rezultatin e pastër Den Haag, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë.

Sulmuesi me eksperiencë, Huntelaar, zhbllokoi takimin që në minutën e 10-të, duke përfituar nga pështjellimi që krijoi në mbrojtjen vendëse depërtimi i Ziyech.

Den Haag mbeti në lojë deri pak minuta pata përfundimit të kohës së rregullt, kur Neres, pas një kundërsulmi të shpejtë të “harkëtarëve” realizoi golin e sigurisë.

Ajaxi me këtë fitore ngjitet në kuotën e 23 pikëve, me 7 fitore e dy barazime.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency