Serie A

Legjenda zikaltër “thumba” Contes: Ka lindur juventin, ja si i merrte penalltitë

Kur kanë kaluar rreth 24 orë nga përfundimi i derbit të Italisë mes Interit dhe Juventusit, dozën e polemikave këtë herë ka menduar ta shtojë njëri prej legjendave të klubit zikaltër, Sandro Mazzola, tashmë thuajse 77-vjeçar, që këtë herë ka ngacmuar Antonio Conten.

“bëmë mirë që ia morëm Juves, por nuk më bind akoma. Kur flet, më duket sikur flet me juventinët, jo me interistët. Lind juventin, ashtu siç lind interist dhe është e vështirë të ndryshosh. Conte vazhdon të jetë një “bardhezi” dhe nuk ke çfarë bën, pasi e ka brenda vetes këtë ndjenjë”, deklaroi Mazzola.

Më pasi ish sulmuesi zikaltër nuk ngurroi të “thumbojë” Conten dhe rivalët e Juventusit, edhe në lidhje me arbitrimin, ndërsa pranoi se i mungon shumë Icardi, që sipas tij, ishte më i mirë sesa belgu Romelu Lukaku, që u mor për ta zëvendësuar.

“Kur ishte te Juve, i mjaftonte të ngrinte duart lart dhe të shihte në sy arbitrin, për të marrë një penallti, ndërsa këtu te Inter nuk i ndodh kjo gjë. Edhe dje, si gjithmonë, arbitri anoi nga Juventusi në disa vendime. Sa i përket sulmit, më mungon Icardi, pasi më pëlqente shumë dhe e preferoj më shumë se Lukakun”, tha Sandro Mazzola.

Sandro Mazzola ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij, në periudhën 1960-1977 me fanellën e Interit, duke shënuar më tepër se 100 gola në rreth 400 ndeshje, ndërsa numëron edhe rreth 70 ndeshje me kombëtaren italiane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency