Ecuria e dobët në kampionat, Lyoni shkarkon trajnerin
Lyoni ka vendosur të shkarkojë trajnerin brazilian Sylvinho, i cili mori drejtimin e skuadrës në Maj, duke zëvendësuar Bruno Genesion, por pas pak javësh në stol, duket se nuk ka arritur pritshmëritë e drejtuesve të skuadrës.
Ish futbollisti brazilian që ka luajtur më parë me Arsenalin dhe Barcelonën, e nisi mirë sezonin me francezët, duke fituar 0-3 ndaj Monacos dhe 6-0 ndaj Angersit, pro që pas dy javëve të para, nuk ka arritur më asnjë fitore duke rënë shumë në renditje.
Disi më ndryshe është situata në Champions League, ku pas dy ndeshjeve të para Lyoni numëron 4 pikë, falë barazimit pa gola ndaj Zenitit dhe fitores 0-2 në trasnfertën gjermane ndaj Leipzigut, por renditja në kampionat ka peshuar në vendimin për shkarkimin e Sylvinhos.



