Merkato

Arsenali s’po di si ta “heqë qafe”, vetëm Fenerbahce interesim për Ozil

Arsenali ka filluar të mendojë që tani për merkaton e janarit, por objektivi kryesor i “Topçinjve” nuk është të blejnë lojtarë. Në fakt, drejtuesit mendojnë të largojnë Mesut Ozil.

Gjermani ka mbetur jashtë planeve të trajnerit Unai Emery dhe paga e tij është një shpenzim i madh për arkat e klubit.

Londinezët, për t’u liruar nga 31-vjeçari, i cili është pjesë e skuadrës që nga viti 2013, kur u transferua nga Real Madridi, janë gati të paguajnë një pjesë të pagës së tij.

Për momentin, e vetmja ofertë konkrete në drejtim të Ozil është paraqitur nga turqit e Fenerbahces, gjithsesi deri në merkaton e janarit ka ende kohë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency