Kategoria Superiore

Shkëmbi: Kujdes Flamurtarin nuk dua justifikime, objektivat po ato!

Teuta-Flamurtari do të jetë sfida që do të hapë javën e 8-të të Kategorisë Superiore, një sfidë që nuk do të luhet në Niko Dovana por në Elbasan Arena pasi në stadiumin e qytetit të Durrësit po bëhen disa rregullime. Teuta e ka të ndaluar të gabojë në këtë sfidë dhe fusha nuk mund të përdoret si justifikim sipas trajnerit Bledi Shkëmbi.

“Dëshira jonë është që të luajmë gjithmonë në fushën tonë, por duke parë kushtet e fushës, është gjë shumë e mirë që luajmë në Elbasan, në një impiant shumë të mirë. Duket si një ndeshje në fushë asnjanëse, por për ne nuk është justifikim. Duhet  të shkojmë e ta fitojmë këtë ndeshje”.

Objektivat e Teutës edhe në këtë sezon janë të njëjta me ato të një viti më parë edhe pse Shkëmbi nuk e fsheh ëndrrën titull.

“Objektivat nuk ndryshojnë. Nga vjet në sivjet. Duam që të jemi në tri vendet e para. Por, duam që të jemi edhe më mirë sepse normalisht që edhe grupi ka më shumë harmonizim. Shpresojmë që të vijojmë kështu pse jo edhe më mirë dhe të shpresojmë edhe për vendin e parë dhe titullin në fund”.

Shkëmbi e di shumë mirë që diferencat në këtë kampionat mes skuadrave të Superiores janë shumë të vogla.

“Nuk ka shumë diferenca mes ekipeve, kjo është kryesorja. Fazën e dytë çdo ekip do të shikojë objektivat që ka. E vështirë të jap një mendim të saktë se kush është më i fortë. Shohim ekipin tonë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë, të përmirësohemi, të bëjmë një futboll të mirë dhe në fund të shohim ku mund të arrijmë. Jemi në një moment të mirë, kemi vazhdimësi. Çelësi i suksesit është i njëjti: puna, serioziteti dhe dëshira që kemi për të marrë rezultate. Për fat të mirë veç Vecajt, të gjithë janë në gjendje të mirë. Vila është rikuperuar gjatë kësaj jave. Të tjerët janë në gjendje të mirë. Shpresoj të jemi në një ditë të mirë nesër dhe të na ndihmojë edhe fati”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency