Futboll

E hëna e futbollit në Supersport, Sheffield Utd-Arsenal dhe Brescia-Fiorentina “ndezin” mbrëmjen

Futbolli është sporti më i bukur në botë dhe më i ndjekuri nga tifozët dhe për këtë arsye ai nuk mund të mungojë asnjë ditë në ekranin e Supersport. Edhe këtë të hënë luhen dy sfida shumë interesante nga dy prej kampionateve më të forta në botë, Premier League dhe Serie A. Në ishull java e 9-të e kampionatit anglez mbyllet me takimin që do të zhvillohet në stadiumin mitik Bramall Lane mes Sheffield United dhe Arsenalit. Skuadra e ardhur nga Championship pas një nisjeje shumë të mirë që i bëri sezonit, ka gabuar shumë gjatë kësaj periudhe duke grumbulluar vetëm 1 pikë në 3 sfidat e fundit, por sot në mbrëmje Sheffield United do të kërkojë fitoren përballë një Arsenali që u është rikthyer rezultateve pozitive pas startit impresionues të kampionatit teksa ka grumbulluar 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit dhe me një fitore në këtë transfertë topçinjtë do të ngjiteshin në vendin e 3-të të klasifikimit me 18 pikë. Unai Emery ka në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve dhe Arsenali do të tentojë me të gjitha mënyrat të marrë maksimumin në këtë duel. Në Serie A, java e 8-të mbyllet me duelin Brescia-Fiorentina. Vjollcët janë në superformë teksa kanë marrë 3 fitore në 3 takimet e fundit por përballë Brescias së Mario Balotellit që është shumë i uritur për të shënuar mision i Ribery me shokë për të marrë tre pikët e radhës nuk do të jetë i lehtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency