Futboll

Bullgaria zgjedh pasuesin e Balakov, është ish-trajneri i Ludogorets

Bullgaria emëroi Georgi Dermendzhiev trajner të përfaqësues së futbollit, pas largimit të Krasimir Balakov javën e kaluar (pas humbjes 6-0 kundër Anglisë, takim që u pasua nga polemika të ashpra për shkak të abuzimi racist dhe përdorimit të përshëndetjes naziste nga tifozët bullgarë).

“Georgy Dermendzhiev është trajneri i ri i ekipit kombëtar bullgar. Të gjitha kanë rënë dakord, që ai të jetë trajneri i ri. Ne do t’i finalizojmë të gjitha dokumentet nesër,” – deklaroi nënkryetari i Unionit të Futbollit Bullgar, Yordan Lechkov.

Dermendzhiev konfirmoi lajmin në një uebfaqe tjetër sportive, gong.bg, duke shtuar se ai priste të nënshkruante kontratën e tij “sot ose nesër”.

Trajneri 64-vjeçar është një nga më të suksesshmit në Bullgari. Nën drejtimin e tij Ludogorets fitoi në tre tituj të ligës bullgare nga 2015 deri në 2017, pa harruar kualifikimin në fazën e grupeve të Championsit në vitin 2015.

Pas Ludogorets, ai trajnoi skuadrën Ordabasy të Kazakistanit para se të merrte për pak kohë timonin në Levski Sofias.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency