Merkato

Rummenigge: Të lumtur me Coutinhon, për blerjen do të vendosim…

Futbollisti brazilian, Philippe Coutinho, po lë përshtypje shumë të mira te Bayerni i Mynihut, ku po luan i huazuar nga Barcelona. Dëshmi për këtë janë fjalët e shefit ekzekutiv të klubit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge, i cili në një intervistë me revistën prestigjioze “Kicker” rrëfeu se “Philippe është një lojtar me cilësi të madhe” dhe shtoi se “ai është një person shumë i sjellshëm dhe është integruar shumë mirë në klub. Ne jemi shumë të lumtur me operacionin që kemi arritur të mbyllim”.
I pyetur nëse Bayerni po planifikon ta ushtrojë mundësinë e blerjes së brazilianit, të rënë dakord me Barcelonën, Rummenigge tha qartë se “ne do të vendosim kur të vijë koha”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency