Futboll

Nuk ka prova se ka trukuar ndeshjet, pushohet çështja ndaj Armir Grimës

Armir Grima, ish-trajneri i kombëtares së femrave në futboll dhe ish-portier i Vllaznisë, i arrestuar së bashku me grupin “Bajri”, është liruar sot nga Gjykata e rrethit Shkodër. Prokuroria e këtij rrethi ka verifikuar se ai nuk ka kryer veprën penale të shitjeve të ndeshjeve për të cilën qëndronte me masën detyrim paraqitje prej disa muajsh.

Grima u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtar i grupit “Bajri”, i dyshuar se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës. Por këto akuza nuk janë provuar.

Dyshimet për këtë gjë e burgosën fillimisht, pastaj e lanë me masën “detyrim paraqitje” prej disa muajsh. Prej kësaj të marte, ai është qytetar i lirë dhe pa asnjë njollë mbi shpinë. Kësisoji, pritet t’i rikthehet aktivitetit normal, pse jo edhe në futboll.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency