Kategoria Superiore

Sadedini: Ndaj Vllaznisë vjen kthesa, duam fitoren e parë

Flamurtari ndodhet në një situatë shumë kritike sepse problemet jashtë fushe këtë sezon janë evidentuar edhe në fushën e blertë. Vetëm 2 pikë të grumbulluara në 8 javë janë shumë pak për Flamurtarin që ndodhet në vendin e fundit të renditjes, por trajneri Dritan Sadedini nuk dorëzohet dhe ka besim se Flamurtari do të rigjejë rezultatet pozitive duke filluar që nga sfida e kësaj mesjave ndaj Vllaznisë në Vlorë.

PARAQITJET – Ekipi stërvitjet e fundit i kam kërkuar të vërë zëmrën dhe shpirtin në fushë. Të vërë karakterin. Janë disa ndeshje që duan shpirtin dhe karakterin, plus anën taktike dhe teknike. Shpresoj që çunat të paraqiten sa më mirë në fushë.

OBJEKTIVI – Çdo ekip, edhe më i dobëti, dhe më i fundit në renditje kërkon të marrë 3 pikësha. Barazimi është një vlerë e shtuar e pikëve. Ne shkojmë për fitore. Futbolli luhet për fitore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency