Telushi tregon “sekretin” e golit; Pollozhani: I falëm dy gola kundërshtarit
Pjesa e parë e takimit Partizani-Skënderbeu në “Selman Stërmasi” përfundoi me fitoren e “të kuqve” 2-1, duke lënë gjithçka të hapur për në pjesën e dytë, ndërsa në rrugën për në dhomat e zhveshjes, Artim Pollozhani dhe Bruno Telushi ndaluan para mikrofonit të Supersport.
Pollozhani: Pësuam dy gola të çuditshëm, i pari nga një pakujdesi në vendosje dhe i dyti që nuk e kuptova ku kaloi, në mes anë anash murit. Megjithatë këto janë momente që të penalizojnë, pro për fat u rikthyem në lojë dhe do të provojmë gjithçka në pjesën e dytë.
Telushi: Nuk ishte një vendosje e keqe e murit, por përdora një lëvizje të topit nga e djathta dhe bëri që muri të dilte keq. E kam provuar dhe vjet dhe kam shënuar. Duhet të jemi më agresivë përpara dhe kur e kemi topin mos jemi aq të lirshëm që të duket sikur ndeshja është mbyllur.



