Kategoria Superiore

Gripshi: Goli për babanë, edhe Skënderbeu ka objektivat e tij

Nazmi Gripshi ishte një nga më të mirët te Skënderbeu në përballjen me Partizanin dhe shënoi edhe golin e vetëm për korçarët, ndërsa pas ndeshjes u ndal për mikrofonin e Supersport ku komentoi ndeshjen dhe foli për momentin që po kalon.

Çfarë nuk shkoi në minutat e para te Skënderbeu?
Kishim vështirësi në fillim në mesfushë pasi Telushi dilte i lirë dhe organizonte lojën gjithmonë. Patëm mundësi të barazonim, por u ndëshkuam sërish dhe aq ishte. E nisëm si ndaj Kukësit, por kishim probleme sepse u dëmtua Taipi. Dejvi kishte probleme në frymëmarrje dhe prandaj bëmë lëvizje.

Na shpjego pak momentin e golit dhe dedikimin që keni?
Po ta shohësh, kam një dedikim për babanë sepse e ndjeu dhe më tha që do të dedikoja. Erdhi momenti për të shënuar dhe arrita ta bëja. Mala nuk e kapi dot topin dhe përfitova. Albani është më i miri i kampionatit dhe mendova se me driblim do të shënoja, sepse po ta godisja, hapej dhe më kapte topin.

Kur do t’ju shohim të luani lirshëm dhe pa presion?
Nuk është se luajmë pa objektiva. Skënderbeu pretendon vendet e para dhe nuk jemi për të plotësuar një ndeshje. Presioni është normal për një ekip që pretendon lart. Në fillim e morëm me presion, por u liruam me kalimin e minutave.

Te Teuta shiheshit si futbollist premtues, por nuk e keni bërë ende atë hapin galopant. Çfarë ka ndodhur?
Kur erdha te Skënderbeu kisha një periudhë që nuk kam luajtur dhe ndoshta më ka penalizuar. Në Durrës luaja, ndërsa aty ndalova, por me kalimin e ndeshjeve do të jem aty ku duhet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency