Grabitësit terrorizojnë Claudio Marchision me bashkëshorten
Momente tmerri për Claudio Marchision dhe familjen e tij. Ish-futbollisti i Juventusit, i tërhequr nga futbolli vetëm pak kohë më parë, është detyruar të dorëzojë paratë dhe bizhuteritë nën kërcënimin e armëve. Ka ndodhur rreth orës 19:30 të së martës, teksa Marchisio dhe bashkëshortja e tij, Roberta, ndodheshin në banesën e tyre në Vinovo.
Katër persona të armatosur, me kapuçë në kokë, kanë hyrë papritur në banesën e tyre, duke i terrorizuar. Dy prej tyre mbanin në duar pistoletë, ndërsa një tjetër kaçavidë. Në kërcënimin e armëve Marchisio është detyruar të dorëzojë t’u japë grabitësve para dhe sende me vlerë.
Katër personat kanë mundur të largohen me një automjet të parkuar pranë kompleksit rezidencial pa lënë gjurmë. Ish-mesfushori bardhezi më pas ka lajmëruar policinë, që është vënë në lëvizje për të gjetur autorët.
Keqbërësit, me shumë mundësi italianë, duhet ta njohin mirë zonën dhe kompleksin rezidencial, pasi për të hyrë brenda duhet të dish kodet, madje e gjithë zona është e mbikëqyrur nga kamerat e sigurisë. Marchisio ishte kthyer të jetonte në Vinovo së bashku me familjen pas eksperiencës te Zeniti i Shën Pjetërburgut.



