Smalling jep siguri në prapavijë, Roma gati ta blejë kartonin e tij
Me rikthimin në fushë të Chris Smalling, Roma dhe trajneri Paulo Fonseca duket se kanë gjetur stabilitet në repartin e prapavijës. Verdhekuqtë kanë pësuar vetëm 4 gola me mbrojtësin anglez të rreshtuar në qendër dhe diçka e tillë ka bindur drejtuesit për të blerë kartonin e tij.
Smalling erdhi i huazuar në verë nga Manchester United për 3 milionë euro, pa të drejtë blerjeje, por drejtuesit verdhekuq kërkojnë të nisin menjëherë bisedimet me “Djajtë e Kuq” për ta bërë plotësisht ta blerë përfundimisht atë. Për kartonin e 29-vjeçarit drejtuesit e klubit anglez pretendojnë rreth 20 milionë euro.



