“Edukonte” me shpulla futbollistët e rinj, procedohet penalisht ish-trajneri i Laçit
Procedohet penalisht ish-trajneri i Laçit U-17, Ndue Tarazhi, i cili u shfaq në një video, që u bë virale në rrjetet sociale, duke ushtruar dhunë ndaj futbollistëve të tij. Tarazhi është shoqëruar mëngjesin e kësaj të mërkure në polici dhe pas marrjes në pyetje materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”. Pamjet e publikuara janë të tre viteve më parë, fakt që nuk e ka penguar policinë të procedojë trajnerin veteran.
Njoftimi i Policisë:
“Në lidhje me videon që u publikua në rrjetet sociale dhe në media, ku shfaqet një shtetas duke fyer dhe keqtrajtuar disa të mitur, sqarojmë se nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u proçedua penalisht shtetasi N.T., 77 vjeç, banues në Laç.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur shtetasi N.T .,ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF LAÇI
Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale në ngarkim të tij “Keqtrajtim i të miturit”.



