Premier League

Jo vetëm Reali i Madridit, Mourinho gati të pranojë edhe stolin e Arsenalit!

Një tjetër skuadër e madhe e Premier League del në skenë për të ardhmen e Jose Mourinhos. Pas Tottenham Hotspur, me emrin e Special One që u përmend si pasues i Mauricio Pochettinos në rast shkarkimi të këtij të fundit, tashmë në skenë ka dalë edhe Arsenali. Topçinjtë nuk po kalojnë një moment të mirë teksa rezultatet e javëve të fundit kanë qenë shqetësuese dhe drejtuesit e klubit londinez po mendojnë seriozisht të shkarkojnë nga detyra spanjollin Unai Emery. Mourinho në fakt po pret Realin e Madridit pasi shpreson te një telefonatë e presidentit Perez për të bërë të mundur rikthimin e tij në rast se Zidane shkarkohet por edhe Arsenali do të ishte një opsion i mirë për vazhdimin e karrierës nga ana e trajnerit luzitan. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrin drejtuesit e Arsenalit për trajnerin Emery me Mourinhon që qëndron në dritare në pritje të një oferte.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency