Futboll

Ja të gjitha kandidaturat, për çmimet “Globe Soccer Awards”

Përsa i përket listës së trajnerevë, kandidaturat për teknikun më të mirë të vitit 2019 janë Massimiliano Allegri, Jurgen Klopp, Erik ten Hag, Fernando Santos dhe trajneri i Algjerisë Djamel Belmadi, që fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës. Në listën e ekipeve tre klubet e nominuar janë Liverpooli, Ajaxsi si dhe skuadra e femrave të Lyonit, ndërsa emrat e përzgjedhur për listën e shkurtuar të futbollistit të ri më të spikatur të këtij viti janë Joao Felix, Jadon Sancho, Kai Havertz, Erling Haaland dhe Ansu Fati. Te femrat janë shtatë kandidaturat: Lucy Bronze, Marta, Ada Hegerberg, Amandine Henry,portierja e Holandës Sari van Veenendaal, si dhe dy futbollistet e Shteteve të Bashkuara që fituan titullin në Botërorin e zhvilluar në Francë Alex Morgan dhe Megan Rapinoe. Në listën e përzgjedhur për menaxherin më të mirë të vitit 2019 bëjnë pjesë Jorge Mendes, Mino Raiola dhe Federico Pastorello.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency