Uzuni gjen golin në Kupë, 4 shqiptarë në fushë për Lokomotivën e Zagrebit
Myrto Uzuni rikthehet te goli dhe ndihmon Lokomotivën e Zagrebit të kualifikohet në fazën çerekfinale të Kupës së Kroacisë. Në fitoren 0-3 të Lokomotivës së Zagrebit ndaj modestëve të Vinogradar sulmuesi shqiptar realizoi golin e dytë në minutën e 76-të duke hipotekuar kualifikimin e skuadrës së tij. Ai që hapi serinë e golave dhe që vulosi kualifikimin për më tej të Lokomotivës së Zagrebit ishte Tolic. Përsa i përket shqiptarëve të tjera që luajnë te skuadra kryeqytetase, përveç Uzunit e nisën si titullarë sfidën edhe dy talentet Jon Mersinaj dhe Indrit Tuçi, ndërkohë që Enis Çokaj u aktivizua në minutën e 78-të, duke e çuar në 4 numrin e shqiptarëve në fushë.



