Serie A

Lajm i mirë për Interin, vijnë 18 milionë euro nga Rusia

Lajme të mira nga Rusia për Interin. Lokomotiva e Moskës ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e Joao Marios, i cili u huazua tek ekipi i drejtuar nga Yuri Semin gjatë merkatos së verës.

Mesfushori është përshtatur plotësisht me ambientin duke bindur drejtuesit e Lokomotivës të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij.

Nga shitja e 26-vjeçarit, i cili u shpall nga tifozët dhe mediet si lojtari më i mirë i muajit tetor, zikaltrit do të përfitojnë shumën e 18 milionë eurove, para të cilat do t’ investojnë më pas në merkato.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency