Champions League

Icardi kualifikon PSG-në, Rodrygo “merr për dore” Realin, Atalanta ndal City-n

Ka mjaftuar një gol i Mauro Icardit në minutën e 22-të të takimit, që Paris Saint Germain të marrë fitoren e katërt radhazi në grupet e Champions League dhe të sigurojë kalimin për në fazën e 1/8-ave.

Parizienët triumfuan me rezultatin minimal 1-0 ndaj belgëve të Club Bruge, duke marrë fitoren e katërt në po kaq takime, ndërsa kanë arritur të shënojnë 10 gola dhe të mos pësojnë asnjë.

Një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit mori edhe Reali i Madridit, që mposhti me rezultatin e thellë 6-0 Galatasarayn dhe u ngjit në kuotën e 7 pikëve.
Braziliani i talentuar Rodrygo ishte heroi i madrilenëve mbrëmjen e sotme duke shënuar tre gola dhe marrë topin në shtëpi, ndërsa goleada u kompletua nga dopieta e Benzema dhe goli i Sergio Ramos.

Atalanta mori pikën e parë në grup, në Champions League, pasi ndali Manchester Cityn në barazim 1-1, teksa golit të Sterling në pjesën e parë, iu përgjigj Pasalic në 45-minutëshin e dytë. Barazim 3-3 doli edhe sfida tjetër e grupit, mes kroatëve të Dinamos së Zagrebit dhe ukrainasve të Shakhtar Donetskut.

Tottenham bëri detyrën në transfertën serbe ndaj Crvena Zvezdës, ku triumfoi 0-4 dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, ndërsa Bayer Leverkusen mposhti 2-1 Atleticon e Madridit, duke marrë fitoren e parë në grup dhe rihapur shpresat për kualifikim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency