Kategoria Superiore

Partizani i pari, por ende nuk bind, duhet të “vrasë” kampionatin

Ata janë të parët dhe, nëse kritikon ata që i shohin të tjerët nga sipër, njerëzit mund të thonë: futbolli luhet për rezultatet dhe rezultatet Partizanit i japin të drejtë. Po, kështu është, sepse, nëse do të mbaronte kampionati sot, ata do të ishin sërish kampionë të Shqipërisë. Megjithatë, nëse ka një po, ka dhe një por. Po, ata do ishin kampionë të Shqipërisë, por a janë ata më të mirë sesa ishin më parë? Pyetje me një përgjigje të vetme: jo!

Nëse do t’i hidhje një sy ndeshjes ndaj Luftëtarit, nuk do ta kuptoje cila skuadër ishte e vendit të parë dhe cila e vendit të parafundit. Sidomos në 45 minutat e para Luftëtari u soll si një ekip kampion, ndërsa Partizani sikur luftonte për të rënë nga kategoria.

Kjo skuadër duhet të bëjë më shumë, duhet praktikisht t’i marrë skuadrat para, siç thuhet në zhargonin e përditshëm të një tifozi të informuar. Përveçse ka ruajtur pothuajse të gjithë grupin që doli kampion, është përforcuar me të paktën 5 lojtarë që, realisht, mund të bëjnë diferencën dhe në kampionate më të forta.

Mund të jetë sistemi i lojës, ose çështje kohe, po nga Partizani pritet t’i dominojë të gjitha skuadrat. Pritet pak a shumë, të bëjë atë që bëri Skënderbeu në mesin e ciklit. Të mos njohë kundërshtarë dhe ta vrasë kampionatit.

Kushtet janë të shkëlqyera, pagesat të larta, në dispozicion të stafit të paktën 20 lojtarë, të gjithë pranë emërtimit shumë të mirë. Janë të parët, por nuk bindin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency