Merkato

Rruga e Milanit për të siguruar paratë për Zlatan Ibrahimovicin

I dha lamtumirën skuadrës amerikane Los Agneles Galaxy në mënyrën e tij, por pa zbuluar të ardhmen. Emri i Zlatan Ibrahimovicit është miklues për shumë ekipe të Serisë A. Milanin e ngacmon ideja për të rikthyer me fanellën kuqezi gjigantin suedez. “Djalli” po i afrohet me hapa të mëdhenj zonës së ftohtë të klasifikimit dhe pronarët nuk do të rrinë duarkryq.

Nëse për Krishtlindje klasifikimi do të thotë se ia vlen, afrimi i madh i Ibras do të realizohet, por me një kusht: duhet të ndodhë me autofinancim. Për këtë arsye, për të arritur të Zlatani, Milani duhet të shesë lojtarë të tjerë për të siguruar shumën e nevojshme. Borini, Kessie dhe Rodriguez kanë përfunduar për motive të ndryshme në kufirin që i nxjerr jashtë projektit, gjetja e një sistemimi për këta tre lojtarë mund t’i lejojë Milanit të kursejë të paktën 60 milionë euro në buxhetin e pagave, natyrisht bëhet fjalë për shumën bruto, duke përfshirë dhe taksat.

35 milionë euro mund të vijnë nga Kessie, i cili duket se është lojtari më pranë largimit. Nga transferimi eventual i Borinit, klubi kuqezi do të realizonte një kursim prej thuajse 10 milionë eurosh, përveë 17 milionëve nga Ricardo Rodriguez. Ibrahimovic mund t’i ofrohet Milanit me një pagë prej rreth 4 milionë eurosh, por për ta arritur diçka të tillë, Ibra duhet të qëndrojë në Itali të paktën për dy vjet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency