Kombëtare

Memushaj: Sot kemi gabuar, por të shohim përpara

Ledian Memushaj luajti sot me shiritin e kapitenit në krah dhe kërcënoi disa herë portën e Andorrës, por nuk arriti të gjejë golin. Në intervistën e dhënë për “Kuqezi” në Supersport, mesfushori vlonjat pranoi se skuadra gaboi sot.

Një barazim që nuk ishte menduar aspak sot. Çfarë shkoi keq ndaj Andorrës?
Pasi bëmë golin e parë, menduam se gjithçka do ishte e lehtë, ndonëse e dinim që Andorra nuk të lë të bësh lojën që do. Më pas pësuam golin e parë dhe filluam të kishim frikë.

A kishte nënvlerësim sot nga ana e futbollistëve?
Jo, nuk besoj, Të gjithë ishim shumë të përqendruar.

Si shpjegohet që shkaktuam vetëm 6 faulla sot?
Kemi bërë pak faulla, pasi topin e kemi pasur thuajse gjithmonë ne. Kemi gabuar kur merrnin topin ata, por duhet ta lëmë pas krahëve, pasi kemi ndeshje më të rëndësishme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency