Merkato

Sampdoria planifikon një rikthim të bujshëm në repartin e sulmit

Kriza e rezultateve te Sampdoria lidhet ngushtë edhe me krizën e sulmuesve, që kanë shënuar shumë pak në këtë start sezoni, gjë që përshkruhet më së miri nga fakti që bomberi i sezonit të kaluar, Fabio Quagliarela ka arritur të dërgojë vetëm një herë topin në rrjetë.

Pikërisht për këtë arsye në klubin gjenovez po tentojnë të marrin një tjetër sulmues në janar dhe në listën e kandidatëve ka dalë edhe një ish si italo-braziliani Eder, që momentalisht bën pjesë në klubin kinez të Jiangsu Suning.

Eder ka qenë pjesë e Sampdorias edhe në sezonet 2012-2016, ku ka shënuar 40 gola në 112 ndeshje, para se të largohej drejt Interit në muajin janar të 2016-ës. Emri i tij mirëpritet edhe nga tifozët e klubit, që nëpër sondazhe kanë miratuar në masë rikthimin e Eder.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency