Futboll

E papritur, Luis Enrique kthehet në krye të Spanjës!

Luis Enrique do të rikthehet në krye të kombëtares së Spanjës për Kampionatin Europian, që do të zhvillohet në verën e ardhshme. 5 muaj më parë Enrique dha dorëheqjen nga “La Roja” në muajin qershor për shkak të sëmundjes së vajzës së tij Xana, e cila ishte prekur nga kanceri (ndërroi jetë më 29 gusht).

Që nga 19 qershori, Spanja është drejtuar nga Robert Moreno (ndihmës i Luis Enrique), nën drejtimin e të cilit përfaqësuesja iberike arriti të kualifikohej pa probleme në finalet e Euro 2020. Një muaj më parë, Moreno pat deklaruar se “nëse Luis Enrique do yë vendoste të kthehej, do të hap krahun.”

Sipas Cadena COPE, Federata Spanjolle e Futbollit ka kontaktuar me Enriquen, duke i kërkuar që të kthehej në krye të ekipit. Tekniku mësohet se është përgjigjur pozitivisht. Vendimi mund të bëhet zyrtar pas përfundimit të ndeshjes së fundit në grup me Rumaninë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency