Premier League

Manchester City shet 10% të aksioneve për një shifër stratosferike

Manchester City ka shitur 10 % të aksioneve te një fond investimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një shifër prej rreth 500 milionë dollarësh, vlera kjo më e lartë për një shoqëri sportive.

Kompania që bëhet pjesë e City Football Group me 10 % të aksioneve, është Silver Lake, një kompani që do të zhvillojë edhe më tej brandin e klubit kampion në fuqi të Anglisë, vlera e të cilit kap rreth 4.8 miliardë dollarë.

“Ne dhe Silver Lake ndajmë bindjen e fortë se ekzistojnë mundësi të shumta për të zhvilluar brandin tonë në sport dhe teknologji”, deklaroi presidenti i City Football Group Khaldoon Al Mubarak.

Përveç Manchester City-t, City Football Group kontrollon edhe klube si Neë York City FC, Melbourne City, Yokohama Marinos, Torque, Girona dhe Sichuan Jiuniu.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency