Futboll

“Shvercerat” e Shkupit mesazh solidarizimi me të prekurit nga tërmeti (Foto dhe Video)

Skuadra shqiptare e Shkupit po përballet sot me Akademija Pandev, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin e futbollit në Maqedoninë Veriore, ndërsa takimi nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që tronditi Shqipërinë.

Tifo-grupi i klubit të Shkupit, njëkohësisht edhe një nga tifo-grupet që mbështet rregullisht Kombëtaren Shqiptare, “Shvercerat” shpalosi një pankartë nëpërmjet të cilës solidarizoheshin me ngjarjen e rëndë që ka prekur vendin tonë.

“Jem një gjak e mish e asht”, thuhej në pankartën e madhe të shfaqur nga “Shvercerat”, ndërsa nuk mungonte as flamuri kuqezi i Shtetit Shqiptar, në tribunat e tifozërisë.

F4AF21E1-5C52-4413-A174-288F5D94667C

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency