Serie A

Barella operohet me sukses, rikthimi pritet në janar

Nicolo Barella i është nënshtruar një operacioni në gju, pas dëmtimit të pësuar mbrëmjen e të shtunës në sfidën mes Torinos dhe Interit, të vlefshme për javën e 13 të kampionatit italian.

Klubi zikaltër njoftoi se operacioni i mesfushorit shkoi me sukses dhe se brenda pak ditësh do të nisë faza e rikuperimit të tij, fillimisht me vrapime rreth fushës dhe pastaj lojë me topin.

Nicolo Barella pritet të mungojë përreth 4-5 javë, ndërsa Antonio Conte po bën planet me rikthimin e tij vetëm në fillim të muajit janar, duke qenë se kampionati në Itali ndërpritet para krishtlindjeve për dy javë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency