Serie A

Paratici: Juve është e kompletuar, nuk ka vend për Rakitic!

Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici i mbyll dyert e klubit bardhezi mesfushorit kroat Ivan Raktic i cili gjatë kësaj periudhe është përfolur si një afrim i mundshëm në merkaton e janarit. “ Kemi një skuadër të madhe dhe në këto momente nuk po kërkojmë përforcime. Rakitic është një futbollist shumë i mirë por nuk na intereson, jemi të fortë në të gjitha rolet”, deklaroi Paratici. Nënkampioni i botës me Kroacinë në Rusi 2018 ka prishur çdo raport me Barcelonën dhe pritet të largohet në merkaton e dimrit por mesa duket destinacioni i tij i radhës i Rakitic nuk do të jetë Juventusi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency