Premier League

E bindi Mourinho, mbrojtësi belg deri në vitin 2023 te Tottenhami

Qendërmbrojtësi belg, Toby Alderweireld, do të jetë pjesë e Tottenhamit deri në vitin 2023. Trajneri i ri i “Spurs”-ave, Jose Mourinho, ka lëvizur shpejt për të siguruar shërbimet afatgjata të Alderweireld, i cili ka shumë ndikim në skuadrën e veriut të Londrës.

Në bazë të kontratës së re, 30-vjeçari do të përfitojë 150 000 paundë në javë, shumë kjo tri herë më e madhe se marrëveshja e tij e mëparshme (50 000 paundë në javë).

Mourinho luajti një rol të madh për të bindur mbrojtësin që të merrte në konsideratë qëndrimin te Tottenhami. Për të kishin shfaqur interes shumë skuadra të mëdha në Europë, ndërsa në Premier League spikaste Manchester United.

Kontrata e Alderweireld do të skadonte në fund të sezonit aktual, çka do të thotë se ai do të kishte mundësi të diskutonte një transferim si lojtar i lirë me klubet e tjera nga 1 janari.

Ndërkombëtari belg është vetëm lojtari i dytë i Tottenhamin në moshën 30-vjeçare që fiton një kontratë të re deri në vitin 2023 këtë sezon, pasi Moussa Sissoko ra dakord për rinovimin në muajin shtator.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency