Futboll

Ronaldo: Nuk do bëhem trajner, goli më i bukur ai ndaj Buffon!

“Bota ime është futbolli, por për mua ka gjëra edhe më të rëndësishme jashtë këtij sporti. Jam sipërmarrës dhe është mëse normale të bësh diçka ndryshe”. Kështu shprehet Cristiano Ronaldo në një intervistë të dhënë sëfundmi për mediat në Itali. Portugezi ka hyrë në vitin e tij të dytë tek Juventus. 31 gola total, 21 sezonin e kaluar dhe 10 në këtë që po luhet. Pesë-herë fituesi i Topit të Artë në intervistë flet pikërisht për këto dy vite në Itali, por edhe për garën në Serie A dhe Champions.

“Sa e vështirë është të shënosh në Itali 1-10? Mund t’iu them se mbrojtësit më të fortë janë pikërisht ata me të cilët unë stërvitem çdo ditë. Bonucci, Chiellini dhe De Ligt. Përsa i përket diferencave mes kampionatit dhe Champions League, ky i fundit është kompeticioni më i mirë për klube. Personalisht më pëlqen më shumë se çdo kompeticion tjetër. Kampionati sigurisht që ka rëndësi, por për mua Champions është diçka tjetër. Lojtari më i mirë në Itali jam unë sepse ky çmim mu akordua mua. Sezonin e ardhshëm të presim e të shohim se kush do të jetë, por gjithsesi rëndësi ka të fitojmë edhe vitin tjetër.”

Pikërisht për këtë çmim të marrë Ronaldo i falenderon të gjithë, pasi çdo person ka kontributin e tij. Përsa i përket të ardhmes, portugezi të paktën për momentin është i bindur, bota e trajningut nuk është për të. Goli më i bukur në karrierë për sulmuesin është roveshata ndaj Buffon kur luzitani ishte pjesë e Realit.

“Nuk besoj se do të bëhem trajner. Sigurisht njeriu ndërron mëndje, por më shumë besoj se do t’i shërbeja ekipit në aspketin motivues sesa në atë taktik. Përsa i përket golit më të bukur, ai që i kam shënuar Buffonit. Më pelqen pafund të luaj futboll dhe të jem në formë. Bëj atë që dua dhe shpresoj që shumë njerëz në jetë të bëjnë atë që duan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency