Kategoria Superiore

Ikin Rapo e Fili, Luftëtari e nis vitin me “hemorragji”

Luftëtari është me një këmbë në Kategorinë e Parë dhe kur u thua me një këmbë e thua me doza të larta optimizmi. Skuadra gjirokastrite është në krizë finanaciare dhe, për rrjedhojë, rezultatet, me përjashtime të vogla, nuk kanë qenë pozitive në 17 javët e kampionatit.

Rruga që ka marrë ekipi jugor duket tashmë pa kthim, sidomos kur në ditët e para të këtij viti ka humbur dhe dy lojtarët me më shumë cilësi që kishte në dispozicion. Donald Rapo, kapiteni i këtij edicioni, e ka mbyllur përfundimisht përvojën e tij me Luftëtarin. Pagat e prapambetura kanë qenë aryeja kryesore se përse numri 23 i ka thënë lamtumirë klubit ku u aktivizua nga viti 2015, madje e ka dërguar në Federatë çështjen e pagave të prapambetura, duke kërkuar zgjidhje tek Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF.

Ndërkohë ende nuk është zyrtarizuar, por gjasat janë të shumta që 29-vjeçari t’i bashkohet Laçit. Gjithashtu ka zyrtarizuar largimin edhe Realdo Fili, i cili kishte krisje me drejtuesit gjatë pjesës së parë të sezonit. Fieraku mbërriti në Gjirokastër në janar të vitit 2019, duke shënuar 5 gola në 30 ndeshje aktivizim në Superiore, ndërsa realizoi edhe tri herë në Kupën e Shqipërisë. Largimi i dy elementëve me më shumë kualitet duket se ka vulosur përfundimisht fatin e Luftëtarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency