NBA/Rose s’mjafton përballë David-James, Booker i vetëm përballë Grizzlies
As një Derrick Rose në formë të shkëlqyer nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e Detroit Pistons 106-99 në “Steples Center”, përballë Los Angeles Lakers. 28 pikë mundi të realizonte “ylli” i Pistons, por që rezultuan pak përballë Anthony Davis dhe LaBron James, autorë të 45 pikëve në total për kalifornianët. 24 pikë e 11 “rebound” ishin statistikat e të parit, ndësa “Mbreti” i NBA e mbylli me “triple double”: 21 pikë, 14 “rebound” e 11 asiste. Lakers vazhdojnë të kryesojnë bindshëm në Konferencën e Perëndimit me 29 fitore e vetëm 7 humbje.
Devin Booker u ndie i vetëm në përballjes mes Phoenix Suns dhe Memphis Grizzlies, që u mbyll me suksesin 114-121 të skuadrës mike. 23-vjeçari i formacionit nga Arizona realizoi plot 40 pikë në “Talking Stick Resort Arena” të Phoenix, ku morën më shumë vlerë 30 pikët e Valaciunas. Spikati në këtë përballje loja në grup e Grizzlies, që e bënë diferencën në gjysmën e dytë të periodës së tretë.
Rikthehen te fitorja Miami Heat, që në “American Airlines Arena” iu imponuan 122-111 Portland Trail Blazers. Plot 7 basketbollistë vendës arritën numër dyshifror pikësh, të kryesor nga Dragic me 29 pikë e 13 asiste, ndërsa për Blazzers nuk morën vlerë 34 pikët e 12 asistet e Damien Lillard.
Pësuan humbjen e katërt radhazi Cleveland Cavaliers, këtë radhë 103-118 përballë Minnesota Timberwolves, edhe pse kishin në përbërje lojtarin me të mirë të takimit, Exum, autor i 28 pikëve.



