Barcelona “ngre murin” për Vidal, për Interin mbetet pista “Eriksen”
Tranfserimi i Arturo Vidalit tek Interi gjatë merkatos së janarit duket se do të mbetet thjesht në ëndërr për Antonio Conten dhe tifozët zikaltër. Mesfushori kilian gjatë javëve të fundit është ka qenë në qendër të zërave të merkatos, por, sikurse raporton e përditshmja katalane “Sport”, klubi “blaugrana” i ka komunikuar futbollistit se nuk do të lëvizë në këtë merkato dimri, për rëndësinë që ka prania e tij në skuadër.
Drejtuesit e Interit, të kishin kërkuar ta mbyllnin marrëveshjen me përfaqësuesit e lojtarit, tashmë janë para një pengesë të pakapërcyeshme. Barcelona është e bindur që me komunikimin e fundit që ka patur me Vidal, ky i fundit nuk do të këmnëbgulë më tej për t’u larguar, të paktën jo në janar.
Po sipas “Sport”, Vidal është konsideruar i paprekshëm nga trajneri Ernesto Valverde, i cili I ka premtuar aktivizimin në vazhdimësi.
Më zbehjen e pistës “Vidal”, drejtusit zikaltër do të jenë të fokusuar në afrimin e Christian Eriksenit, një alternativë me e mundshme duke patur parasysh faktin që në verë Tottenhami do ta humbte danezin me parametër zero. 27-vjeçari vazhdon të ëndërrojë Real Madridin, por Interi është gati të shpenzojë 25 milionë euro për kartonin e tij, shumë të cilën klubin Londinez nuk do të mund të refuzonte.




