Lajme

Drita i rrëmben Skënderbeut mesfushorin Almir Ajzeraj

Lë Kategorinë Superiore për IPKO Superligën e Kosovës. Referenca është për Almir Ajzeraj, i cili largohet nga Skënderbeu për t’iu bashkuar Dritës së Gjilanit. Klubi kosovar në njoftimin zyrtar thekson se 22-vjeçari ka firmosur me “Intelektualët” për 2 vite e gjysmë.

Njoftimi i Dritës

“Klubi jonë FC DRITA sot ka arritur marrëveshje me lojtarin e talentuar Almir Ajzeraj. Ajzeraj ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për klubin tonë drejt qëllimeve tona.

Ajzeraj më parë ka qenë pjesë e Kosovës U-21 dhe e klubeve kosovare si Flamurtari e Ballkani. Së fundmi ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës.

Mirë se vjen Almir!”

Almir Ajzeraj bashkohet me ne!Klubi jonë FC DRITA sot ka arritur marrëveshje me lojtarin e talentuar Almir…

Geplaatst door Drita FC op Donderdag 16 januari 2020

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency