Kategoria Superiore

Vllaznia gjen sulmues, Hristov e kalon provën

Vllaznia e ka tashmë sulmuesin e saj. Simoen Hristov, 27-vjeçari nga Maqedonia e Veriut e ka kaluar me sukses provën disa ditore te kuqeblutë dhe është zyrtarizuar si afrimi më i fundit i Vllaznisë. Lojtari i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe me skuadra si Vardari i Shkupit, Pelister, Teteks e Makedonija Gp. Hristov ka firmosur një kontratë një-vjeçare me Vllazninë dhe do të jetë ai bomberi i shkodranëve në këtë pjesë të dytë të sezonit. Në pjesën e parë të këtij sezoni Hristov ishte pjesë e skuadrës së elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, teksa në 14 ndeshje arriti të realizonte 3 gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency