Kategoria Superiore

Flet sulmuesi i ri i Vllaznisë: Jam këtu prej trajnerit Jonuz, do t’ia shpërblej

Sulmuesi Simeon Hristov, që ka firmosur mesditën e sotme me Vllazninë, tha fjalët e para si futbollist kuqeblu. Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit shkodran, ai u shpreh:

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Vllaznisë. Gjithçka duket mirë në këtë fillim dhe shpresoj që gjërat të shkojnë mbarë”.

27-vjeçari ka disa ditë që stërvitet me skuadrën shkodrane dhe, i pyetur se cilat kanë qenë përshtypjet e tij të para, shprehet:

“Kam konstatuar që në skuadër ka lojtarë shumë të mirë, kushtet janë të mira, po ashtu edhe stafi është i mirë, ndërkohë që me trajnerin Mirsad Jonuz kam një njohje prej vitesh dhe e vlerësoj për vlerat dhe karrierën e tij. Ai është arsyeja kryesore pse unë jam sot këtu dhe ajo çfarë do të mundohem të bëj unë është që t’ia shpërblej këtë besim që ka shfaqur ndaj meje”.

Vllaznia e gjysmës së parë të sezonit problemin e saj kryesor ka patur sulmin dhe i pyetur në lidhje me këtë çështje dhe a premton golat e munguar për skuadrën kuqeblu, Hristov përgjigjet:

“Unë premtoj se do të bëj maksimumin për këtë gjë dhe jam i bindur se gjërat do të shkojnë mirë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency