Bundesliga

Werner shkëlqen me dy gola, Leipzigu shkëputet në krye

Leipzigu “fluturon” në krye të renditjes së Bundesligës falë Timo Werner dhe Sabitzer. Sulmuesi i 23-vjeçar realizoi dy herë, të parin dhe të fundit për skuadrën e tij, ndërsa mesfushori golin ndërmjet rrjetave të përfaqësuesit të Gjermanisë, në fitoren 3-1 me përmbysje ndaj Union Berlinit.

Skuadra mike mundi t’u rezistonte me vendosmëri sulmeve të Leipzigut në pjesën e parë, madje shënoi edhe një gol me Bulter që në minutën e 10-të, por u shpërbë në pjesën e dytë, duke u detyruar që ta nxirrte plot tri herë topin nga rrjeta.

Leipzigu me këtë trepikësh shkon në kuotën e 40 pikëve, 5 më shumë se Gladbachu, që u mposht një ditë më parë 2-0 nga Schalke.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency