Më shumë shanse për klubet shqiptare për të kapur fazën e grupeve në kompeticionet europiane!
Me ndryshimin e formatit të Kupave të Europës dhe me shtimin e një kompeticioni të ri siç Liga e Konferencës ose Europa League 2, rriten edhe shanset e skuadrave shqiptare për të marrë në fazën e grupeve të një prej tre kompeticioneve më të rëndësishme në nivel klubesh në Europë dhe klubet shqiptare do të kenë mundësi të përsëritin arritjet e Skënderbeut që u kualifikua dy herë në fazën e grupeve të Europa League. Formati i ri do të hyjë në fuqi që prej 2021-2022 dhe siç bën të ditur vetë Federata Shqiptare e Futbollit, nëse Shqipëria vendin e 38-të në të cilin ndodhet aktualisht në renditjen e UEFA-s për klubeve, skuadrat tona do të kenë më shumë shanse për të luajtur në fazën finale të një kompeticioni madhor, pasi përmes këtij formati të ri të UEFA-s, plot 34 federata do të kenë mundësi të përfaqësohen në fazën e grupeve të një prej tre kompeticioneve për klube. Nëse Shqipëria ruan vendin e 38-të në renditjen e UEFA-s për klube edhe në periudhën 2021-2024 kur do të vihet në skenë edhe Ligën e Konferencës do të vazhdojë të përfaqësohet me 4 skuadra në kompeticionet europiane me ndryshimin e vetëm se në raundin e parë kualifikues të Europa League nuk do të hyjë asnjë skuadër shqiptare pasi vendi i dytë, vendi i 3-të dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë do të marrin pjesë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Formati i ri do të jetë me këtë strukturë:
- Liga e Kampionëve – 32 ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe -125 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;
· Liga e Europës – 32 Ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe; 141 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;
· Liga e Konferencës Europiane, – 32 Ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe; 141 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;
Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e 38-të të UEFA-s, ku nga përcaktimi i formatit të ri, në rast se vendi ynë do të vijojë të mbajë këtë vend në renditje, do të mund të përfaqësohemi me 4 ekipe, ku:
- Ekipi kampion i Shqipërisë hyn në Raundin e Parë të Ligës së Kampionëve;
2. Fituesi i Kupës së Shqipërisë hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë; (në rast se fituesi i Kupës së Shqipërisë është i njëjtë me vendin e parë, të dytë ose të tretë, vendi kalon tek vendi i katërt në kampionat);
3. Vendi i dytë në kampionat hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë;
4. Vendi i tretë në kampionat hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë.
Sipas skemës së formatit të ri të propozuar:
- Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Parë të Ligës së Kampionëve, atëherë kalon në Raundin e Dytë të Ligës së Konferencës;
· Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Dytë të Ligës së Kampionëve, atëherë kalon në Raundin e Tretë të Ligës së Europës;
· Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Tretë dhe Playoff-et e Ligës së Kampionëve, respektivisht luan playoff ose kalon direkt në Fazen e Grupeve të Ligës së Europës;
· Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Tretë të Ligës së Europës, atëherë kalon ne Raundin Play-Off të Ligës së Konferencës;
· Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin Play-Off të Europa Ligës, atëherë kalon në Fazën e Grupeve të Ligës së Konferencës.
Kalendari, pavarësisht se planifikohet të mbahet ai i njëjti i Kompeticioneve të Klubeve UEFA, do të saktësohet në periudhën në vijim.
- Oraret e ndeshjeve do të jenë 18:55 dhe 21:00, e Martë, e Mërkurë dhe e Enjte;
· Marta e Mërkura do rezervohet për Ligën e Kampionëve;
· Liga e Europës dhe ajo e Konferencës do i ndajnë ndeshjet në mënyrë të barabartë në dy oraret e të Enjtes;
· Për ndeshje që do luhen në zona mbi dy orë nga ora europiane do rezervohet orari 16:30.
· Nivelet e shpërndarjes financiare dhe pagesat e solidaritetit për klubet pjesëmarrëse do të komunikohen nga ana e UEFA-s në vijim, gjatë këtij viti.



