Federer-Djokovic, gjysmëfinalja e parë e Australian Open!
Gjysmëfinalja e parë e Australian Open 2020, grand-slamit të parë të vitit në kategorinë e meshkujve do të diskutohet mes dy prej emrave më të mëdhenj të këtij sporti, Roger Federer dhe Novak Djokovic. 13 tituj kanë fituar të dy sëbashku në këtë kompeticion mbreti Roger dhe Nole që ka triumfuar 7 herë. Por këtë herë sfida mes tyre nuk vlen trofeun por vetëm kualifikimin në finale. Federerit iu deshën rreth 3 orë e gjysmë lojë për të mposhtur 3-2 me sete amerikanin Sandgren, ndërkohë që Nole pothuajse shëtiti ndaj kanadezit Milos Raonic të cilin e mposhti në tre sete me shifrat 6-4 6-3 7-6.



