Zyrtare, Petagna është i Napolit, por qëndron te Spal deri në qershor!
Andrea Petagna është zyrtarisht një futbollit i Napolit, por sulmuesi italian do të qëndrojë në formë huazimi te Spal deri në fund të sezonit për të ndihmuar skuadrën nga Ferrara ku bën pjesë edhe gardiani shqiptar Etrit Berisha për të siguruar mbijetesën në Serie A. Kartoni i Andrea Petagnas i ka kushtuar Napolit plot 17 milionë euro ndërkohë që ka arritur akordin dhe ka firmosur kontratën 4-vjeçare që do ta lidhë me të kaltrit deri në verën e vitit 2024.



