Kategoria Superiore

Jonuz: Shoh një Vllazni me të ardhme, Junior ndihmë e madhe

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, në lidhjen me “Gol pas Goli” përgëzoi si Vllaznisë dhe Bylisin për shpirtin e garës që shfaqën në përplasjen e “Adush Muçës”.

“Rasti në fund nuk ishte penallti. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, për ne dhe kundërshtarin. Edhe në renditje jemi shumë afër. Folëm me lojtarët për këtë ndeshje, pasi ishte një kundërshtar shumë i fortë. Në këtë moment i përgëzoj të dyja skuadrat.”

Komunikimi me Goxhën: I thashë të qetësohet dhe të vazhdojë lojën, asgjë tjetër. Një ndeshje është më e nervozuar, një tjetër më e qetë. Disa herë unë kam reagime negative, por ky është futbolli.

Vllaznia me të ardhme: E rëndësishme është që luajtëm mirë dhe shoh të ardhme të ndritur te ky ekip. Do të shikojmë ndeshjen e radhës. Kemi mundësi të ngjitemi më sipër me lojtarët që kemi.

Ardhja e Junior: Jam shumë i lumtur për të. Pas dy ndeshjesh, e futa në lojë, pas minutës së 80-të ishte i lodhur, por kemi shumë nevojë për të, na ndihmon shumë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency