Kategoria Superiore

Kukësi zyrtarizon dy afrime, sulmuesin Cooper dhe mbrojtësin e ri Hida

Kukësi zyrtarizon sulmuesin Godberg Cooper. 22-vjeçari, që kishte firmosur kontratë pak ditë më parë, sot është prezantuar nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi. Ai ka firmosur një kontratë 1.5-vjeçare dhe pritet të jetë një vlerë e shtuan për ekipin verilindor. Cooper do të zhvillojë nesër stërvitjen e parë nën urdhrat e Duros, pas aventurës me Schafhausen në kampionatin zviceran.

Klubi verilindor ka prezantuar edhe mbrojtësin 18-vjeçar, Kledis Hida, i cili vjen nga kampionati i Kosovës, ku ka qenë pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës. Hida është njëkohësisht pjesë e Shqipërisë U-19.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency