Kategoria Superiore

Vllaznia me hap kampioni në transfertë, “Loro Boriçi” makth për kuqeblutë

Mos e lejoni Vllazninë të luaj në Shkodër dhe ajo do të shpallet kampione e Shqipërisë. Kuqeblutë edhe një herë konfirmuan se janë skuadra më e mirë e transfertave në Kategorinë Superiore, teksa zbritën në fushën e vështirë të Ballshit pa asnjë ndjenjë frikë përballë një kundërshtari që në shtëpi kish marrë 20 pikë.

Edhe pse pas avantazhit fillestar e panë që t’u përmbysej menjëherë situata në disfavor, ia dolën të barazonin me një kryevepër të Likës e deri në fund e mbrojtës rezultatin. Në 10 ndeshje jashtë Vllaznia ka regjistruar 16 pikë, të cilat janë prodhim i 4 fitoreve e 4 barazimeve në transfertë.

Në aspektin mbrojtës thuajse gjithçka ka funksionuar kur kuqeblutë janë larguar nga Shkodra, pasi janë vetëm 8 golat e pësuar dhe më mirë në transfertë ka bërë vetëm Kukësi.

Krejtësisht ndryshe paraqitet situata kur Vllaznia zbret në “Loro Boriçi”, me 12 pikë të grumbulluara, aq sa më keq në shtëpi kanë bërë vetëm Luftëtari e Flamurtari dhe se çfarë ndodh me këtë skuadër kur luan në Shkodër, ka presionin e publikut apo diçka tjetër, këtë duhet ta analizojnë drejtuesit e klubit dhe stafi teknik. Për momentin paradoksalisht më mirë do të ishte që Vllaznia t’i luante të gjitha ndeshjet në transfertë…

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency