Zyrtare/ Torino shkarkon Mazzarrin, ja kush e zëvendëson
Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, Walter Mazzarri nuk do të jetë më trajner i Torinos, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë klubi “Granata”, që njoftoi se është arritur marrëveshja për prishje konsensuale të kontratës.
Vendimi erdhi pas rezultateve të dobëta, që kulmuan me humbjen 0-7 ndaj Atalantës, eliminimin në Kupë nga Milani dhe humbjen 2-0 në Lecce, të gjitha brenda një jave, ndërsa shkarkimin e Mazzarrit e kishin kërkuar vazhdimisht edhe tifozëria e Torinos.
E në të njëjtën kohë që Mazzarri arriti marrëveshjen për prishjen e kontratës me Torinon, të njëjtën gjë bëri edhe Moreno Longo me Frosinonen, për të qenë i lirë të nënshkruajë me skuadrën “Granata”.
Longo ka luajtur me Torinon si futbollist, ndërsa më herët ka drejtuar me shumë sukses edhe ekipet e moshave gjatë periudhës 2012-2016 dhe tani do të provojë të rikthejë në rrugë të mbarë një sezon që me Mazzarrin ishte i dështuar tërësisht.



