La Liga

Ousmane Dembele mbyll sezonin, Rey Manajt i “troket” fati?

Lajmet e këqija për Ousmane Dembélé. Testet mjekësore, të cilave sulmuesi i Barcelonës iu nënshtrua së fundi kanë konfirmuar këputjen e plotë të tendinës së femurit në kofshën e djathtë.

Dembélé ndjeu disa shqetësime në stërvitjen ditën e hënë që e detyruan atë të tërhiqej para kohe nga seanca stërvitore. Shërbimet mjekësore të Barcelonës gjithsesi nuk e kanë përcaktuar kohën që i duhet futbollistit francez për t’u riaftësuar plotësisht.

Ousmane Dembélé e dëmtoi biceps femoral më 27 nëntor në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, në “Camp Nou”. Stafi i Barcelonës parashikoi fillimisht një mengesë 10-javore.

Këputja e plotë e tendinës së bicepsit është i njëjti lëndim që pësoi Dembélé në vitin 2017 në fushën Getafes, vetëm se në atë rast dëmtimi ndodhi në kofshën e majtë. Në atë kohë ai qëndroi katër muaj pushim.

Me dëmtimin e ri të Dembélésë, Barça ka në dispozicion vetëm tre sulmues në ekipin e parë: Messin, Griezmannin si dhe  një Ansu Fatin.

Mungesa e Dembelesë, që praktikisht e ka mbyllur sezon, shton shanset e grumbullimit në ekipin e parë të Rey Manajt, që jo më kot është përfshirë në listën e futbollistëve për Championsin.

22-vjeçari kuqezi mund të gumbullohet në vazhdimësi nga Quique Setien për vetë faktin se është një qendërsulmues tipik e mund të zëvendësojë sadopak Luis Suarezin, që si Dembele do të mungojë për katër muaj, pra deri në fund të sezonit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency