FA Cup

Newcastle kualifikohet në shtesë, Liverpooli U-23 eliminon Shrewsbury-n

Newcastle rrezikoi shumë përballë Oxfordit, por në fund ia doli të kalonte në raundit tjetër të FA Cup falë suksesit 2-3. “Qymyrxhinjtë” dhanë përshtypjen se do ta eliminonin lehtësisht Oxfordin, teksa shënuan dy herë me Longstaff dhe Joelington në pjesën e parë, por vendësit arritën të barazonin takimin në minutat e fundit me Kelly-n dhe Holland.

Goli që i dha kualifikimin Newscastle u shënua në minutën e 116’ nga Saint Maximin.

Jurgen Klopp dhe skuadra e parë e Liverpoolit e shijuan në kolltuk kualifikimin ndaj modestëve të Shrewsbury, që kishin barazuan në takimin e parë (2-2). “The Reds”, për shkak të kalendarit të ngjeshur u përfaqësuan në fushë nga skuadra U-23 e drejtuar nga Critchley. Vendimtar për kualifikimin e Liverpoolit autogoli i Williams në pjesën e dytë.

Në fazën e 1/8-ave Liverpoolin e pret përballja me Chelsea-n.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency