Gosens, objektivi i radhës i Interit për krahët!
Pas Gagliardinit dhe Bastonit, Interi rikthehet të negociojë me Atalantën për një lojtar që i pëlqen shumë Antonio Contes. Bëhet fjalë për Robin Gosens, mbrojtësin që po shkëlqen këtë sezon dhe do të ishte perfekt për skemat e trajnerit zikaltër si dhe do të zgjidhte përfundimisht problemet nga krahët. Një operacion i tillë nuk do të jetë aspak i lehtë pasi ka konkurrencë të madhe për lojtarin gjerman e nga ana tjetër edhe Atalanta nuk bën lëshime në çmimin e kartonit ku kërkon të paktën 30 milionë euro.



