Europa League

Conte: Futbolli ka nevojë për tifozët, objektiv kemi kualifikimin!

Ishte një Antonio Conte i buzëqeshur ai që foli në intervistën për Sky Sport Italia përpara ndeshjes së kthimit të raundit të 1/16 të Europa League ndaj Ludogorets. Trajneri i Interit theksoi se mbi të gjitha ajo që kërkon nga kjo ndeshje është kualifikimit në 1/8 ndërsa shtoi se në fund të këtij cikli do të dallohet më qartë se çfarë ambiciesh do të ketë Interi. Conte shtoi gjithashtu se rezultati i ndeshjes së parë i favorizon ndjeshëm zikaltërit, por çdo ndeshje nis me rezultatin 0-0 dhe Interi duhet të bëjë mirë edhe në këtë sfidë. Përsa i përket ndeshjeve pa tifozë siç do të jetë takimi ndaj Ludogorets por edhe supersfida e fundjavës ndaj Juves në Serie A, Conte deklaroi: “ Futbolli ka nevojë për publikun pasi ka nevojë që ndihet atmosfera e tifozëve në fushë. Handanovic? Sot nuk mund t’u përgjigjem për këtë pyetje”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency